Çmenduri verore terroriste- Don Kishoti ne Kosove

Çmenduri verore terroriste- Don Kishoti ne Kosove
Nuk u majftuan qe u shkretua ky vend nga interesa te ngushta e te pamenqura duke varferuar deri ne fund, duke ndjekur dhe perndjekur investitoret, cdo gje u be per te kriijuar shtet te pashtet, u deklarua qe u largua kontrolli nderkombtar vetem per te vazhduar UNMIK dhe EULEX dhe tani edhe nje gjykate speciale nderkombtare ne mungese te institucioneve te afta e te pavarura, u premtuan me qindra njohje dhe ne fund rezultati eshte ky qe po e shohim. Njerezit po ju bashkohen valeve te te ikjes afrikane per te ikur nga vendi I tyre apo me mire thene per te ikur nga korrupcioni dhe krimi dhe pamundesia per jete te dinjitetshme. Kjo tani me eshte ditur dhe e qarte se liberalizimi I vizave nuk eshte ceshjte fushatave por eshte paaftesi e shtetit per te plotesuar kushtet dhe kriteret e zones se lire te udhetimit, dhe gjithashtu deshtimi total ne politikne e jashtme dhe ne njohjet nderkombtare sidomos te pese vendeve te bashkimit evropian.
Nuk ka njjohje keshtu, eshte ajo qe dua sot te shtjelloj: ne vend se te gjitha insitucionet te punojne ne menyre shume te kujdeshme dhe delicate per te luftuar cfaredo elementi qe mund edhe te jep aresyjen me te vogel per te prishur imazhin e vendit kundrejt atyre shteteve qe nuk e kane njohur, e kunderta po ndodhe, per here te dyte po shohim nje fushate tjeter te arrestimeve holivudiane, me pamje te njesive speciale me maska dhe me jelek duke terhequr zvarre pese djem kosovar me sandale dhe pantollona te shkurter, jo te gjithe me mjekrra. Lajmi po e merr boten ata jane terroriste te ISIS qe kane dashur te helmojne ujin e liqenit te Badovcit. Me lejoni te sqaroj qendrimin tim dhe qe ajo qe po ben ISIS/ DASH eshte e tmerrshme eshte paparanueshme nuk ka te beje asgje me islamin dhe asnjehre nuk do te mund te pranohet nga mendja e shendosh pavaresisht qellimin dhe kundershtine qe mund te jete pjese e kalkulimit dhe justifikimit te veprimit te tyre. Por ISIS nuk eshte beteja e Kosovareve dhe as prioriteti i Kosoves. Terrorizmi nderkombtar nuk eshte as ekspertiza e Kosovareve e as qe mund te jene relevant ne ate beteje sepse nuk arrijme te heqim berllogun para hundeve e po e luftojme terrorizmin nderkombtar… Kosovaret dhe taksat e Kosovareve, polcia speciale e Kosoves duhet te arrestoje te korruptuarit, duhet te arrestoje ne menyre spektakulare ata qe kane rrenuar themelet e shtetit duke u pasuruar ne kurrizin e qytetareve- ata jane poashtu terroriste. Polcia Speciale me maska te zeza dhe me jelek antiplumb duhet arrestuar ata qe ne fakt kane zaptuar shtetin dhe frymen e zhvillimit, ata qe prokurimin publik e perdorin per interesa te tyre personale. Policia duhet arrestuar edhe ata qe jane kercnim te sigurise por nuk duhet tentuar qe te krijojne filma para kamerave sepse ato pamje dhe ato terheqje zvarre duke I quajtur Kosovaret dhe shqiptarer radikal islamist I kemi pare ne te kaluaren duke u perdorur per qellime poltike dhe per te pergaditur terren apo mshehur aresyejt e verteta per krjimin e nje situate te frikes dhe kaosit.
Arrestimet spektakulare ne diten ku po perkujtoheshin viktimat e Srebernices ku nuk mori pjese asnje udhehqes I Kosoves dhe kur Victoria Nuland Assistant Sekretare e shtetit, po vizitonte Kosoven, nuk eshte gje tjeter por sabotazh, nje deshmi tjeter e deshtimit te insitucioneve ne planin e mbrendshem nese vertet keta djem jane terroirsit dhe me sandale kane arritur tek liqeni i badovcit, deshtim e te gjitheve, sherbimi informimt, prokuroria dhe poicia ishint te fjetur deri aty, apo deshtim tjeter qe po vazhdojne ta shkatrrojne te ardhmen e vendit duke derguar mesazhe te turpshme dhe te paverteta botes se ky eshte vend I terrorizmit dhe kercnon sigurine ne rajon. Me keto fotografi dhe veprime nuk ka simpati as nga qytetaret e as investime nga jashte e besa as liberlizim te vizave per njohjet te mos falsim. Evropianet e shohin si vend te terroizmit e vendet Arabe e shohin si vend qe nuk ka aspak kurriz. Efektet dhe rezultatet e ketyre politikave jane vetem negative dhe ne dem te interesit te vendit.

Haki ABAZI

Artikulli paraprakKUJT po i konvenon kjo gjendje?
Artikulli vijuesDhjetë mijë vende pune për sektorin e IT-së