Çmimet e naftës, të ulëta edhe në tre vitet e ardhshme

Çmimet e naftës në qershor të vitit të kaluar ishin rreth 100 $, ndërsa këtë vit kanë rënë nën 50 dollar për fuçi dhe sipas gjigandit britanik BP çmimet do të vazhdojë të jenë të ulëta edhe në tre vitet e ardhshme.

Drejtori i gjigantit britanik të naftës BP, Bob Dudley, tha se çmimet e ulëta të naftës mund të zgjasin në tre vitet e ardhshme.

Çmimet e naftës në qershor të vitit të kaluar ishin rreth 100 $, ndërsa këtë vit kanë rënë nën 50 $ për fuçi. Dudley për mediat britanike tha se çmimet e naftës po ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme, duke shtuar se edhe më parë ka pasur raste kur për disa vite kanë qenë në nivele shumë të ulëta.

“Duhet të kemi në plan për çmimet e ulëta. Ne nuk e dimë cili është ky nivel, por është e sigurt se do të zgjasë një vit, ndoshta dy, ose ndoshta edhe tre,” shtoi drejtori i gjigantit të naftës BP. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakErdoan: Shkollat e Gulen-it jashtë vendit do të zëvendësohen
Artikulli vijuesIslami, pjesë e Kushtetutës së Luksemburgut