Derisa një ditë më herët në PDK kanë thënë se nuk janë në dijeni për një letër që kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i ka dërguar, kryeministrit Thaçi, tash dukët se problemet janë zgjidhur mbrëmë në një darkë.
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli janë pajtuar për të vazhduar partneritetin në qeverisje. Kryeministri i vendit dhe kreu i AKR-së, të enjten mbrëma janë takuar në “darkë pune” për të diskutuar situatën e krijuar pas kalimit të ministrit të FSK-së, Agim Çekut nga PSD-ja në PDK. PSD-ja ishte pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, ku bënë pjesë edhe AKR-ja e Pacollit.
Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i pranishëm në takim, ka thënë nëpërmjet telefonit për Koha Ditore, se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin.
“Jemi takuar në një darkë pune, shumë të relaksuar, ku kemi diskutuar raportet në koalicionin. Jemi pajtuar të vazhdojmë angazhimet në përballimin e sfidave dhe agjendës së përbashkët, në veçanti atë ekonomike”, ka thënë Kuçi për gazetën.
Në takim përveç Kuçit e Thaçit, nga radhët e PDK-së ishte edhe Kadri Veseli. Kurse, Behgjet Pacolli shoqërohej nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ibrahim Makolli. /Indeksonline/
You Might also Like
DIPLOMOI GJENERATA E 43 E POLICISË SË KOSOVËS
Pas një trajnimi njëzetë javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomuan…
By
Redaksia
3 Min Read
Lëvizja “Vetëvendosje” po punon me të madhe për dorëheqjen e Jahjagës
Lëvizja “Vetëvendosje” të enjten e ka çuar në tre numrin e subjekteve politike parlamentare që…
By
Redaksia
2 Min Read
E çuditshme: Kosova ka 100 persona të prekur me HIV/AIDS
Autoritetet kompetente në Kosovë, pohojnë se kanë bërë furnizimin me terapi të nevojshme për personat…
By
Redaksia
3 Min Read
Cilat janë faktet që do t’i dorëzojë Donika Gërvalla në Gjykatën Speciale? (Video)
E bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla ka zbuluar detaje të reja lidhur me…
By
Redaksia
1 Min Read
Ymeri: Prokurorja tregoi ndjeshmëri karshi profilit publik të Haxhiut
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot kanë dhënë fjalët përfundimtare deputetët e Vetëvendosjes të cilët…
By
Redaksia
2 Min Read
AVNI MAZRREKU TREGON PËR FAVORET QË IA KËRKOI BASRI MUJA
Avni Mazreku, drejtor i Kolegjit ISPE, i cili dëshmoi në cilësinë e të dëmtuarit, tha…
By
Redaksia
4 Min Read
