IZMIR (AA) – Pas takimeve të delegacioneve në takimin e 4-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi i mbajtur në zyrën e Kryeministrisë në qytetin Izmir të Turqisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimeve të marrëveshjeve dypalëshe, ku pas kësaj ceremonie Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu dhe kryeministri greke, Alexis Tsipras kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri turk, Davutoğlu, ka pohuar se mes Turqisë dhe Greqisë ka shumë mundësi të mëdha të punës, por elementi më i rëndësishëm që do të vërë në veprim këto mundësi është marrëdhënia miqësore mes dy vendeve.
Davutoğlu duke nisur fjalën e tij me shprehjen “mirë se erdhët” në gjuhën greke pasi ka vënë në dukje se qyteti i Izmirit është një derë e Anadollit në Egje, një dritare në Mesdhe dhe qyteti në pikën më të afërt me Greqinë u shpreh se: “Mesazhet tona miqësore kanë ekspozuar së bashku mesazhet e fqinjësisë së mirë, vullnetin tonë për ta bërë Egje-në rajon të qetësisë dhe mirëqenies si dhe i kemi treguar botës partneritetin e të dy popujve miq dhe fqinje me një det në mes”.
Ai u shpreh se në këtë takim kanë realizuar bisedime frytdhënëse, ku çështjet e diskutuara janë në dimensionet që tregojnë thellësinë dhe gjithëpërfshirjen e marrëdhënieve. “Çdo ministër në bisedimet e kryera me palët përkatëse kanë diskutuar shtrirjen e këtij bashkëpunimi dhe hapat që do të hidhen pas kësaj. Gjithashtu nga Samiti i Liderëve të BE-së erdhëm bashkë dhe për këtë arsye patëm mundësinë të diskutonim zhvillimet e fundit, marrëdhëniet BE-Turqi, kriza në Siri dhe rezultatet e saj. Gjithashtu kemi përcaktuar edhe pikat kryesore të axhendës sonë pas kësaj”- ka theksuar Davutoğlu.
Duke vënë në dukje se në takim kanë diskutuar projektet e rëndësishme mes dy vendeve Davutoğlu tha se: “Mes Turqisë dhe Greqisë ka shumë mundësi të mëdha të punës, por elementi më i rëndësishëm që do të vërë në veprim këto mundësi është marrëdhënia miqësore mes dy palëve. Besoj se ministrat tanë me takime të ndërsjella si anëtarë të një familjeje do të formojnë të ardhmen tonë, urat e miqësisë të brezave të ardhshëm. Ne po mendojmë sëbashku projekte shumë të rëndësishme. Në fushën e transportit kemi një vullnet të fortë për të afruar edhe më shumë të dy anët e Egjeut. Janë drejt përfundimit punimet tona të strukturës për fillimin e lundrimeve të trageteve mes Izmirit dhe Selanikut”.
Kryeministri i Turqisë ndër të tjera ka deklaruar se dëshirojnë të kryejnë punime për realizimin e udhëtimeve me trena të shpejtë mes Izmirit, Selanikut dhe Stambollit si dhe pasi ka vënë në dukje se kanë vërejtur se nuk ka një linjë direkt të fluturimit mes Athinës dhe Stambollit, u shpreh se: “Kemi kontaktuar me drejtuesit e Turkish Airlines, me kryetarin e Bordit Drejtues ku dhe shpresojmë që fluturimet mes Athinës dhe Ankarasë të nisin sa më parë. Mos pasja e fluturimeve mes dy kryeqyteteve të dy vendeve fqinje është e papranueshme. Shpresojmë që avionët që do të fluturojnë nga Ankaraja në Athinë dhe Athinë – Ankara do të forcojnë edhe më tej këtë mesazh paqeje të formuar në Izmir”.
Ndërsa kryeministri grek, Alexis Tsipras duke vënë në dukje se janë goxha të vendosur në çështjen për parandalimin e rrjedhës së parregullt të migrimit në Europë u shpreh se: “Në këtë çështje vullneti ynë është kategorikisht i plotë”. Pasi ka pohuar se nuk kanë dëshirën që Izmiri të përkujtohet me kujtime negative Tsipras u shpreh se duke tejkaluar problemet e përbashkëta dëshirojnë të hedhim hapa që të përgatisin një të ardhme më të mirë mes dy popujve.
Duke tërhequr vëmendjen se ndodhen shumë pika të përbashkëta që do të përparojnë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve Tsipras tha se kanë rënë dakord për vendosjen në zbatim të Tubacionit të gazit Trans-Anatolian (TANAP) si dhe nisjen e udhëtimeve të avionëve, trageteve dhe të hekurudhave mes dy vendeve.
Tsipras gjithashtu ka transmetuar se në bisedime ka ardhur në rend edhe kriza e refugjatëve si dhe ka theksuar se dramat e përjetuara në Detin Egje të refugjatëve të cilët marrin këtë rrugë për të gjetur një jetë më të mirë në një vend tjetër janë turpëruese nga pikëpamja e vlerave kulturore të të dyja vendeve.
Tsipras u shpreh se: “Askush nuk mund të na diktojë neve se çfarë dhe si të gjejmë zgjidhje. Në çështjen e zgjidhjes jemi shumë të vendosur”. Ai ka nënvizuar se janë të vendosur për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm për të eliminuar burimet e organizatorëve të emigracionit të paligjshëm.