BRUKSEL (AA) – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu sot në Bruksel, tha se qëllimi i Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) është i qartë, ndërsa ai është për të ndihmuar refugjatët nëpërmjet një perspektivë humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) mbrëmë vonë arritën marrëveshje për bashkëpunim me Turqinë në lidhje me krizën e refugjatëve, ndërsa ajo sot do ti paraqitet në Bruksel kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Kryeministri Davutoglu, sot, pas mbërritjes në godinën e Këshillit të Evropës, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se në Bruksel po merr pjesë në samitin e tretë në katër muajt e fundit.
“Qëllimi ynë është i qartë, për të ndihmuar refugjatët nëpërmjet një perspektivë humanitare. Ne duam gjithashtu të thellojmë marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së dhe të njëjtat ti vëmë mbi themele të fuqishme. Ne kemi një qëllim të përbashkët. Shpresoj se do të jetë e mundur për të përmbushur një platformë të përbashkët, e cila bazohet në korniza të kësaj”, tha Davutoglu.
Ai theksoi se çështja e refugjatëve në Turqi nuk përbën temën e “pazarllëqeve” por çështje e cila është në kuadër të vlerave ndërkombëtare të njeriut dhe vlerave evropiane.
Davutoglu kujton gjithashtu se Turqia deri më sot ka pranuar 2.7 milionë refugjatë sirianë, pa ndihmën e askujt.
“Dua të theksoj gjithashtu se Turqia do të vazhdojë politikën e saj nëpërmjet një perspektive humanitare. Natyrisht, se edhe BE-ja dhe Turqia kanë qëllime dhe përpjekje për të bërë që kontinenti ynë të ketë të ardhme më të mirë, sidomos kur është fjala për të ndihmuar refugjatët”, ka thënë Davutoglu, duke shtuar:
“Sinqerisht shpresoj se përveç ndihmës për të gjithë refugjatët, BE-ja dhe Turqia do të arrijnë qëllimin e tyre në forcimin e marrëdhënieve. Ky do të ishte një lajm i mirë, si për kontinentin tonë, ashtu edhe për njerëzimin, deklaroi Davutoglu sot në Bruksel.
Davutoglu më pas u takua me Presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Kryeministrit turk sot do ti prezantohet marrëveshja e liderëve të BE-së dhe rreth krizës së refugjatëve, dhe në rast se e pranon atë, ajo edhe zyrtarisht do të përmbyllet. Por, nëse nuk vjen deri tek ajo, pritet një takim i ri mes zyrtarëve të Turqisë dhe BE-së.
Sipas marrëveshjes, në parim më 7 mars 2016, Turqia duhet të pranojë kthimin e të gjithë migrantëve të cilët nga ky vend ilegalisht hynë në Greqi, gjegjësisht në BE, ndërsa Unioni për secilin migrant ilegal të cilin e pranon Ankara, do ti jepet azil dhe hyrje një refugjati sirian të vendosur në territorin turk.
Turqia ka kërkuar edhe heqjen e vizave për në BE të qytetarëve të saj më së voni deri në fund të qershorit dhe hapjen e kapitujve të rinj në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.