Davutoglu: Sot është dita për të ndërtuar një botë të barabartë

Kryeministri Ahmet Davutollu ka publıkuar një mesazh me rastin e ditës së të drejtave të njeriut.

Ai tha : “ Vendi ynë nuk është vetëm për qytetarët e tij dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë të shtypurve dhe viktimave në çdo rajon gjeografik të botës”.

Kryeministri Davutollu, në mesazhin e tij bëri thirrje për barazi.

Davutoğlu u shpreh në këtë mënyrë: “Sot është dita kur duhet treguar përpjekje e pathyeshme për një botë ku askush nuk diskriminohet, çdokush mund të jetojë besimin e tij, është dita ku secili është i lirë për të shprehur mendimet e tyre. Hapat e hedhura në fushën e të drejtave të njeriut do të vazhdojnë dhe ne do të jemi gjithmonë pranë atyre që vuajnë”.

Në mesazh thuhej gjithashtu: “Të gjithë nënshtetasit tanë, me cilëndo origjinë, besim dhe ideje, janë individë të barabartë dhe të respektuar të popullit tonë”.

Artikulli paraprakMuslimanët grupi fetar me rritjen më të shpejtë në botë
Artikulli vijuesProtestë në Washington kundër deklaratave të Donald Trump