Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu të martën në Ankara porositi se do të gjenden dhe sanksionohen të gjithë që kanë lidhje me organizatat terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mos dyshoni se do të gjenden dhe sanksionohen ata që xhaminë Ulu në Bursë tentuan ta shndërrojnë në vend të sulmit të përgjashëm terrorist. Do të gjenden të gjithë që kanë lidhje me organizatën terroriste. Do të gjenden dhe sanksionohen”, tha kryeministri turk duke kujtuar sulmin e paradokohshëm terrorist në Bursa.