De Biasi: Të marrim mësim dhe ta zëmë vendin e dytë në grup

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka folur pas ndeshjes duke thënë se skuadra duhet të ishte e përqendruar deri në sekondat e fundit.
“Ishte ndeshje e vështirë. Duhet të ishim të përqendruar deri në sekondat e fundit. Kam folur për tri minuta pas ndeshjes dhe normalisht thashë gjërat që duhet thënë pas humbjes. Duhet të marrim mësimin e duhur”.

“Nuk e kam vënë re gabimin gjatë golit. Do ta analizojmë më vonë. Në stërvitje kemi bërë disa alternativa për goditje dënimi dhe këndi. Në ndeshje nuk dalin mirë ndonjëherë. Një ndeshje që duhet të kontrollohet më mirë, por ramë pre e tifozëve. Duhet të bënim ndeshjen tonë, nga kjo ndeshje të marrim mësimet e duhura”.

“Do të përgatitmi mirë dy ndeshjet e ardhshme. Portugalia është pothuajse e kualifikuar të luajë ndeshjen e ardhshme për ta fituar. Me pikët e marra të shkojmë për vendin e dytë”.

“Gashi ka shpenzuar dhe ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e kaluara. Gjimishti ka treguar siguri dhe më ka befasuar në mënyrë të mirë”, përfundoi De Biasi. /Telegrafi/

Artikulli paraprakJa kush u vra në Prizren (Foto)
Artikulli vijuesKy Range Rover do ua heqë trurin… shqiptarëve