Marcelo Rebelo de Sousa, kandidati konservatorëve të Portugalisë, doli fitues në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se në bazë të rezultateve të para, De Sousa (67 vjeçar) dhe profesor i shkencave juridike, ka marrë afër 53% të votave dhe ka fituar zgjedhjet presidenciale në Portugali.
Ai ka krijuar një famë të madhe në publik për shkak se në 15 vitet e kaluara ka punuar si komentues në kanale të ndryshme televizive.
António Sampaio da Nóvoa, kandidati i pavarur dhe rivali i De Souza, ka fituar 22% të votave. Marcelo Rebelo de Sousa i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale të Portugalisë, ka premtuar se do ta përmirësojë unitetin kombëtar në Portugali i cili që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të këtij vend është futur në një krizë politike. Vlen të theksohet se presidenti i Portugalisë nuk ka kompetenca ekzekutive, mirëpo ka të drejtë të shpërbëjë Parlamentin.