Deficiti i Arabisë Saudite këtë vit arriti në 98 miliard dollarë

1 Min Read

Arabia Saudite ka regjistruar një deficit buxhetor prej 98 miliardë dollarëve në vitin 2015 mes rënies së madhe të çmimit të naftës, ka njoftuar ministria e Financave.

Të ardhurat janë vlerësuar në 162 miliardë dollarë, çka është shumë larg nga të ardhurat e vitit 2014, ndërsa shpenzimet arritën në 260 miliardë.

Ky është deficiti më i madh në historinë e Arabisë Saudite, eksportuesit më të madh të naftës, shkruan AFP.

Fondi Monetarë Ndërkombëtarë priste që Saudia të jetë në minus për rreth 130 miliardë dollarë.

Arabia Saudite nga shitja e naftës plotëson rreth 90% të buxhetit të saj.

(Islampress)

 

TAGGED:
Share This Article