Degradohet në QKUK, gradohet në Ministri

Në karvanin e këshilltarëve të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është bashkuar edhe doktori Hajdin Ymeri.
Pediatri nga Ferizaj, në muajin nëntor të vitit që shkoi ishte ulur në pozitë, nga shefi i një shërbimi të klinikës, në një pediatër të zakonshëm.
 
Kjo ka ndodhur pasi në një hulumtimi të bërë ishte zënë duke punuar në ordinancën e tij private, derisa ai duhej të ishte në punë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
 
Lajmin për dënimin nga Komisioni Disiplinor të doktor Ymerit e pati konfirmuar para tre muajve zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, përmes një e-maili me shkrim, pas interesimit për masat e ndërmarra ndaj mjekut që kishte lënë punën në sektor publik për të përfituar në sektorin privat. kohaislame
Artikulli paraprakHetohet gjithë sistemi publik shëndetësor për korrupsionin me barna
Artikulli vijuesDigjet xhamia në Bregun Perëndimor, në muret e saj mesazhe fyese në gjuhen hebraike