Deklarat e Nikoliqit mbi gjenocidin në Sebrenicë janë të papranueshme

Këto deklarata shkaktuan reagime shumë negative në Bosnje dhe Kroaci dhe liderët e dy vendeve refuzuan të zhvillonin takime apo të kishin kontakte me Nikoliç ne atë kohë.

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës (TPI), Serge Brammertz, i përcaktoi ”të papranueshme” deklaratat e presidentit serb, Tomislav Nikoliç, sipas të cili nuk kishte pasur asnjëherë gjenocid në Srebrenicë.

Në një intervistë për radion ”Evropa e Lirë”, Brammertz u shpreh se qëndrimi i Nikoliç ishte i kundërt me atë ka kishte vendosur TPI-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, po ashtu ai qëndrim nuk kontribuonte për pajtimin në rajon.

”Për veç të tjerash, deklarata të tilla janë fyese dhe tregojnë mungesë respekti ndaj viktimave dhe të mbijetuarve të këtyre krimeve”, theksoi kryeprokurori.

Konservatori nacionalist Tomislav Nikoliç, i cili në muajin maj ka pasuar në krye të presidencës serbe reformistin dhe proevropianin, Boris Tadic, në shumë raste ka mohuar që ka pasur gjenocid në Srebrenicë, lokalitet boshnjak në korrik të vitit 1995, pak para fundit të luftës, kur forcat serbo-boshnjake të kryesuara nga Ratko Mlladiç masakruan 8 mijë meshkuj boshnjakë myslimanë.

Këto deklarata shkaktuan reagime shumë negative në Bosnje dhe Kroaci dhe liderët e dy vendeve refuzuan të zhvillonin takime apo të kishin kontakte me Nikoliç ne atë kohë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakLE TË NJIHET KONTRIBUTI I ELITËS MYSLIMANE SHQIPTARE
Artikulli vijues“Pedofilë brenda konservatorëve britanikë”