
Policët britanikë të cilët penguan sulmin mbi një xhami në vitin 2013-të kanë pranuar një “dekoratë trimërie” për guximin e shfaqur, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy policët të cilët penguan sulmuesin e armatosur me thikë i cili tentoi të kryejë sulmin në xhaminë në Birmingham, janë dekoruar për trimëri dhe sakrificë.
Adam Koch, i cili gjatë sulmit kishte marrë dy therrje me thikë dhe policja Jean Stevens, çarmatosën dhe arestuan sulmuesin Mohamouda Elmi.
Sulmuesi i cili gjatë procesit gjyqësor u shpall me të psiqike, gjatë sulmit kishte plagosur edhe tre persona të tjerë.
Shefi i policisë Ian Edwards, gjatë ceremonialit të ndarjes së kurorës deklaroi se dy policët dëshmuan trimëri të madhe dhe arrestuan sulmuesin.