Makinat që fluturojnë tani më janë realitet, pasi kompania “Voburn” nga Massachusetts njoftoi se prototipi i tyre i një makine të tillë është gati për treg dhe se ka pasur porosi dhe pagesa paraprake për prototipin.
Makina fluturimin e parë e ka përfunduar me sukses dhe bëhet e ditur se nga viti i ardhshëm do të mund të dalë në shitje.
Makina është quajtur “Transition” dhe ka dy ndenjëse, katër rrota dhe krahë të cilat mbildhen që të mund të ecet edhe nëpër rrugë.
“Transition” do të ekspozohet në sallonin e makinave më të madh në botë ai i Detroid, ku do të ketë mundësinë të garojë me ajkën e shtëpive automibilistike.
Pritet që çmimi i aero-automobilit të jetë rreth 279.000 dollarë, dhe ky detaj me siguri nuk do ta ndihmojë në garën e vështirë më makinat e ekspozuara në Detroid, ku me të njëjtin cmim mund të blesh tre super makina.
Muajin e kaluar makina për tetë minuta ka fluturuar në lartësinë prej 426 metra. Aeroplanët komercialë zakonisht fluturojnë në lartësinë prej 10.668 metra.
You Might also Like
Google leshon sistemin operativ Chrome
Google ka ridizajnuar sistemin operativ Chrome me një pamje në stilin e desktopit. Sistemi operativ…
By
2 Min Read
Pse Google+ mund ta mposhtë Facebook-un?
Edhe pse Facebook tani është kompani publike dhe ka afro 1 miliard shfrytëzues, Google+ ende…
By
10 Min Read
Mercedesi “së shpejti” vjen me koncept të ri elektrik
Mercedes-Benzi ka njoftuar se është duke punuar në një koncept të ri elektrik. Në një…
By
1 Min Read
Audi A8 (D5) i ri për 2016/2017 [foto]
Audi A8 aktual do të dalë në pension në qershor të vitit 2016, ndërsa gjenerata…
By
2 Min Read
Mjeshtrit e kopjimit (video)
Ndiqni një super vjedhje gjatë provimit të teknologjisë së mashtrimit në Japoni. Kumti.com https://www.youtube.com/watch?v=aivl8Qdr8Sg
By
0 Min Read
20 aplikacionet më të mira të vitit në Android
Viti 2013 është cilësuar si një vit tejet i suksesshëm për sistemin operativ të Google,…
By
2 Min Read
