Del Piero: Të zgjedhësh mes Ronaldos e Messit është si të zgjedhësh “prindin e preferuar”

0
215
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ka krahasuar zgjedhjen e më të mirit mes Ronaldos e Messit me zgjedhjen e prindit, shkruan AS.
 
Të dy lojtarët po konsiderohen si më të mirët në botë dhe, përkundër se ata e kanë mohuar rivalitetin mes vete, Del Piero beson se ata e motivojnë njëri-tjetrin.
 
“Mendoj se njëri e bën tjetrin të tregojë më të mirën nga vetja, si të gjitha rivalitetet e mëdha në sport”, deklaroi italiani, transmeton Koha.net.
 
“Ata janë dy lojtarë që luftojnë që të bëhen më të mirët në sportin e tyre, si Federer e Nadal”, shtoi ai.
 
“Kush është më i miri? Kjo është si të më pyesni nëse më pëlqen më shumë mami ose babi! Do të preferoja të mos e thoja”, tha Del Piero.