Dëmtimi i cilësisë predikuese si rrjedhë e degradimit profesional mbarëshoqerorë

0
379
Së pari kërkoj hallallëk dhe së dyti kërkoj tre minuta nga koha juaj e çmuar. Mua mu deshën muaj për të marr guxim për ta bërë këtë shkrim, si dhe tani afërsisht një orë për ta përpiluar. Allahu na përmirësoftë gjendjen ne shqiptarëve.
Në një shtet ku meritokracia mbetet dukuri e panjohur për sa nepotizmi parapëlqehet nga i madh e i vogël, vije deri te shkatërrimi i rezultatit në krye të detyrës. Dhe, në një treg të këtillë të punës, zhvleftësohet personazhi që bartë dije e dinjitet, ndërsa promovohet një individ i pajtueshëm me interesat e ngushta të prijësve të një institucioni.
Kjo pastaj, ulë vlerën e konkurrencës dhe dekurajon pretendentët meritor për poste kritike të fushave të ndryshme profesionale, ku duhet të punohet në të mirë të vendit dhe shoqërisë. Fatkeqësisht, çdo profesion është viktimë e një situate të këtillë të imponuar nga politika të caktuara, dhe për akoma më keq nuk ka shpëtuar nga kjo dorë as institucioni ynë fetar, përkatësisht pozita e hoxhës.
Elhamdulilah, në secilin interval historik hasim se Zoti e ka bekuar këtë popull me hoxhallarë që e njohin dhe e trajtojnë shumë bukur qështjen shoqërore. Por nuk na ka lënë mangut as edhe me njohës shoqërorë që kanë përvetësuar mjaftueshëm njohuri shkencore teologjike.
Atëherë, kur dihet se muslimanët obligohen të grubullohen një herë në javë në xhami të Premteve, besoj me përulësi të thellë që është përgjegjësi serioze që personi në rolin e hoxhës ta njeh mirë e mirë audiencën të cilës i drejtohet. Këtu vije në pah ai slogani i famshëm “one size doesn’t fit all” dhe pikërisht për këtë arsye duhet që ligjerata e hutbes të jetë e zgjedhur mirë dhe e përgatitur mirë paraprakisht, si dhe të interpretohet në mënyrë shembullore e pedagogjike para atyre qindra njerëzve.
Dhe pikërisht për këtë, një hoxhë që fokus kryesor të fjalimit të tij e ka kritikën ndaj mjekrës dhe tekbireve të xhematlinjëve të xhamisë së tij, dëshmon qartazi papjekurinë e tij intelektuale dhe mangësi të njohurive akademike në fushën e teologjisë Islame. Ky me garanci do ta gjeje veten i ngujuar brenda botës së tij të ngushtë të qortimit dhe kritikës, e për më keq do të plasohet gjithmonë si personazh i pakëndshëm i cili do t’i irriton masën në kontinuitet. E kjo rregull nuk përjashton asnjë profesion ku punohet me njerëz. Arian Xhezairi