Banorët e Branks në Nju Jork të Amerikës kanë dënuar dhunën që është ushtuar ndaj një burri mysliman.
Sipas një njoftimi të Press Tv myslimanët e lagjes Branks në Nju Jork kanë dënuar agresionin e ushtruar ndaj z. Maxhaber Rahman me origjinë nga Bangladeshi.
Disa adoleshentë kanë sulmuar 43 vjeçarin ditën e premte përballë syve të familjes së tij. këta të rinj kanë sulmuar këtë mysliman në kohën kur thërrisnin ISIS, ISIS.
Burimet e policisë thonë se agresorët e kanë qëlluar z. Rahman disa herë në kokë. Edhe pse policia po heton rrethanat e ngjarjes deri tani nuk është arrestuar asnjë prej adoleshentëve agresorë.
Vlen të theksohet se sulmet ndaj myslimanëve në Amerikë janë shtuar pas sulmeve terroriste në Paris dhe pas deklaratave nxitëse të kandidatëve për president si Donald Trump.