Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku është dënuar me 1 vjet e gjashtë muaj burg efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për TV Arta, Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I njëjti ka bërë me dije se bashkë me kreun e Komunës së Drenasit, është dënuar edhe i akuzuari tjetër Mehdi Kurumeli me 1 vit burgim, kurse Shefqet Morina është liruar nga akuzat.
Ibrahimi ka thënë se së shpejti mediat do të informohen për detajet e rastit përmes një komunikate