
Deputetja e VV-së Aida Dërguti, i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të LDK-së Naser Rugova se Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka lidhur koalicion me Listën Serbe.
Sipas Dërgutit, VV ka kandiduar e vetme në Kamenicë, ndërsa ka akuzuar kandidatin e LDK-së atje Shaip Surdullin se ka ftuar qytetarët të mos votojnë Qëndron Kastratin, babanë e të cilit e ka quajtur terrorist.
“Deputeti Naser Rugova bëri shpifje për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë. Kjo është e pavërtetë. LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje. Ka qenë kandidati i LDK-së ai që ka thënë të mos e përkrahin Qëndron Kastratin, djalin e terroristit”, tha Dërguti.