Quhet Karla Jacinto. Jeton në Meksikë dhe tregon se në jetën e saj është përdhunuar plot 43.200 herë.
Bëhet fjalë për 30 burra në ditë, në 7 ditë të javës, për thuajse 4 vjet rresht. 43, 200 herë.
Teksa qëndron e ulur në një kopsht të qetë, e sheh në sy gazetarin e CNN dhe me zërin e thyer, i tregon numrin që ai do ta ngulisë në kokë 43,200.
Sipas dëshmisë së saj, ky ëhtë numri që tregon se sa herë ajo është përdhunuar pasi ka rënë në duart e trafikantëve.
Ajo ka treguar se pwr herw të parë është abuzuar në moshën 5-vjeçare nga të afërmit dhe në moshën 12-vjeçare wshtw joshur nga një trafikant me makinë luksoze, që e ka larguar nga shtëpia.
Zyrtarët amerikanë dhe ata meksikanë tregojnë se qyteti i Meksikës qendrore, me emrin Tenançingo ka qenë burimi kryesor i trafikut njerëzor dhe protitucionit.