Dhjetë të burgosur transferohen nga Guantanamo

Sekretari amerikan i Mbrojtkes, Ash Carter, ka njoftuar se dhjetë të burgosur janë transferuar nga qendra e paraburgimit e gjirit Guantanamo të Kubës për në Oman.

Ky veprim i Shteteve të Bashkuara ka bërë që në burgun e Guantanamos të mbesin më pak se 100 të burgosur, që nga hapja e tij në janar të vitit 2002.

Tani në këtë burg gjenden vetëm 93 të burgosur.

Duke folur gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës në Komandën Jugore në Miami, Carter tha se dhjetë personat janë transferuar pas një analize të plotë të sigurisë.

Ai tha se qeveria amerikane planifikon që t’i transferojë të gjithë të burgosurit, që pjesën tjetër të dënimit të mbetur ta vuajnë në ndonjë vend të sigurtë në SHBA.

Zyrtarët amerikanë thonë se largimi i të burgosurve nga Guantanamo është në kuadër të qëllimit të presidentit, Barak Obama, për mbylljen e këtij burgu.

Guantanamo e ka arritur kulmin në vitin 2003, kohë në të cilin në këtë burg ishin rreth 680 të burgosur.

 

Artikulli paraprakTurqi, arrestohen 12 akademikë
Artikulli vijuesIsh-ushtari britanik dënohet me 1,000 euro, tentoi ta fus fëmijën afgan në Britani