Dhuna seksuale në Këln: Mitet e përdhunimeve nga myslimanët përputhen me agjendën Neo-Naziste

Mitet e errëta të sulmeve seksuale në Këln ishin tema ditore dhe javore në botë, por ajo erdhi në fokus më shumë kur një gazetare e televizionit ishte sulmuar direkt në transmetim. Esmeralda Labye, një reportere nga Belgjika, ishte duke raportuar mbi karnavalin gjerman kur tre njerëz filluan ti preknin gjoksin, e puthën atë dhe simuluan marrëdhënie mbrapa shpinës së saj.
Kishte shumë shqetësime për sulmet seksuale që ndodhën në natën e Vitit të Ri, ku refugjatët ishin fajësuar për ta. Kjo lejoi teoristët e konspiracioneve që të përshkojnë fantazitë e tyre raciste, duke vizatuar një pikturë të një myslimani me ngjyrë lëkure të kaftë, që po ik nga zona e luftës për të fëlliqur apo njollosur natyrën femërore të Evropianëve të bardhë. Nuk duhej gjykata për këtë rast: plaçkitja nga egërsirat ishin planifikuar në Internet dhe ne jemi të gjithë fajtor pa gjyq.
Këtë herë, sidoqoftë, kameramani i Labyes kishte kapur të vërtetën absolute: pamjet tregojnë se burrat e bardh Evropian nga shumica krishtere në Gjermani e ngacmojnë atë. Këlni ishte e mbushur plotë me pijanecë nga Kaukazi që veprojnë njëjtë sikur lloji i burrave muskulorë të vetmuar që shkaktojnë gjysmë milioni viktima të dhunës seksuale në Angli dhe Uells për çdo vjet.
Pas ngjarjes së Vitit të Ri, një komentues përmendi në mënyrë specifike se të paedukuarit e rinj nga Afganistani dhe Siria si fajtor, e që qoi në shprehjen e frikës së zgjerimit e kërcënimit global duke thënë :”qindra mijëra të rinj meshkuj mysliman”. Por edhe më ambicioze ishte se afera e Këlnit ishte e tillë si ajo e Brexit, që u tha nëpër gazeta: “Referendumi i Bashkimit Evropian nuk është asgjë më shumë se siguria dhe ruajtja e gruas britanike – do kjo do të thotë të largohemi nga Evropa”.
Të premten, prokurori UIrich Bremer më tregoi se ishin vetëm 59 të dyshuar që janë piketuar deri tani, vetëm 4 janë nga vatrat e luftës (Siri dhe Irak), vetëm 14 ishin në paraburgim dhe asnjë nuk është i akuzuar. Nga 600 orë regjistrim në kamerat e sigurisë, ato thonë shumë pak. Nuk ka asnjë provë se sulmet ishin të planifikuar më parë apo diçka e ngjashme.
Refugjati – me konstrukt të një përdhunuesi është një nga llojet që është përdorur për të demonizuar njerëzit gjatë historisë. Ideja është se ti do ti luftosh karakteristikat e tilla që ti i sheh si një armik politik. Në vitin 1930 hebrenjtë e Këlnit ishin përshkruar si üntermensch (njerëz inferior), që nuk përkonin me kulturën Evropiane, përpara se të vriteshin 11,000 njerëz gjatë holokaustit gjerman nga “racionalistët e pastër” Arian, shumica prej tyre krishterë me birra në gargara.
Lidhja e racizmit për një diskutim mbi ligjin dhe rregullin, feminizmin dhe bile edhe mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian nuk e bënë atë më pak të dënueshëm. Njerëzit me ngjyrë kafe nuk janë në thelb më shumë misiogjinistik (që gruan e sheh vetëm në kuzhinë) ose brutal se burrat me ngjyrë të bardh. Myslimanët janë njëjtë me familje të orientuara, qytetarë paqësor njëjtë si homologët nga fetë tjera dhe trashëgimit e tjera kulturore.
Grupet e reja noe- naziste në Gjermani sikur Pegida, një organizatë e cila ka rritje aktive në Britani – hidhen në propagandë, përdorin gjysmë të vërtetave e Këlnit për të shpërndarë urrejtje dhe dhunë. Në botën e tyre, viktimat si Labye – të bardha dhe bionde – nuk do të thonë asgjë sikur të mos të jenë ato përgatitura si kurban dhe gënjeshtra për kauzën e mbrojtjes së “civilizimit” Evropian nga sulmuesit e errët./KohaIslame
Përkthyer nga Independent

Artikulli paraprakNewborn-i sivjet “proteston” për getoizimin e Kosovës
Artikulli vijuesAtë që pështyn, mos e lëpij