Disa këshilla për raportet nuse-vjehërr

Një nënë e kohës së sotme e këshillon bijën e saj me fjalët:

Ti je bërë gati për të filluar jetë të re, e cila është e ndryshme nga ajo që je rritur. Do të bëhesh gruaja e njeriut i cili nuk dëshiron të të ndajë me asnjë.
Për të duhesh të jesh grua dhe nënë, bëre që të ndiehet se ti je gjithçka në jetën e tij. Mbaje mend se mashkulli është si një fëmijë i rritur, Fjala më e lehtë e thënë me ëmbëlsi mund ta bëjë të lumtur.
Kjo është e ardhmja yte, familja yte e re të cilën do ta krijosh bashkë me burrin tënd. Nuk kërkoj që ta harrosh nënën, babanë, vëllëzërit dhe motrat, ngase ata asnjëherë nuk do të harrojnë ty. Gjithçka që dëshiroj është që ta duash dhe të jetosh me burrin tënd dhe të ndihesh e lumtur me të.

Disa këshilla për raportet nuse-vjehërr

– Bëhu e devotshme, në vetmi dhe haptas.

– Mos e përdor metodën e përgojimit dhe shpifjes ndaj nënës së bashkëshortit tënd, pa dallim e bëre para burrit tënd apo prindërve tu.

– Dije se burri e do nënën e vet, dhe ti nuk mundohesh që këtë dashuri ta nxjerrësh nga zemra e tij. Mos e lajmëro për të këqijat e nënës së tij.

– Nëse tepër ndiesh e ngushtuar, shtoje përmendjen e fjalës: Më mjafton All-llahu dhe sa Kujdesës i mirë që është Ai.

– Me ngrit zërin lartë kundër nënës së burrit, dhe ki kujdes nga fjala e pakontrolluar, sepse fjala e keqe e plagos zemrën dhe rëndë shërohet ajo plagë.

– Ofendimi dhe sharja janë armë e gruas së dobët, jo e sigurt në vetvete, e mangët psikisht, ajo dëshiron që me atë metodë të ulët të arsyetojë ndonjë vepër të vetën.

– Ktheje të keqën me të mirë.

– Mos u bën gjeloze me nënën e tij.

– Ruaju nga të tallurit me nënën e tij, nga komentet lidhur me veprat e saj, sepse ajo është nëna jote e dytë.

– Nëse kërkon nga ti që t’ia kryesh ndonjë punë, mundohu që ta bësh në mënyrën më të mirë dhe pa bërë “uf”.

– Dije se në të ardhmën dhe ti do të jesh ‘vjehërr’ , dije se ti t’ia bësh, do ta bëjnë edhe ty, e përfundimi i takon të devotshmëve.

 

– Mos ia dërgo familjes sate fotografinë e jetës sate me vjehrrën. Duhet që të armatosesh me sabër dhe most të dal nga goja jote gjë, pos fjalëve të mira dhe falënderimeve. Ngase me falënderim mirësitë janë afatgjate, ndërsa sabri është çelës i zgjidhjes së problemit.

Përgatiti: Blerta Shaqiri/perty./kohaislame

Artikulli paraprakDieta në mjekësinë e Pejgamberit Muhamed (alejhi selam)
Artikulli vijuesNë vitin 1912 Shkupi ka qenë me 80 për qind shqiptarë