Disa prej dobive të cilat njeriu i arrin duke sjellë ndërmend mbikëqyrjen e Allahut

Disa prej dobive të cilat njeriu i arrin duke sjellë ndërmend mbikëqyrjen e Allahut

1. Fitorja e xhenetit dhe shpëtimi nga zjarri. Ai që vazhdimisht sjell ndërmend faktin që Allahu është mbikëqyrës ndaj tij, kjo do të bëhet shkak që ai t’i ruajë dispozitat e fesë dhe të mos i kalojë kufijtë, e si rrjedhojë, i mundëson njeriut të fitojë xhenetin e të shpëtojë nga zjarri.
2. Qetësia e zemrës nga vështirësitë dhe tmerret e Ditës së Kiametit.
3. Është tregues për besimin e plotë dhe Islamin e mirë të njeriut.
4. Fryt i mbikëqyrjes është dashuria e Allahut dhe kënaqësia e Tij.
5. Bëhet shkak për përfundim të mirë në çastin e largimit nga kjo botë.
6. Është tregues për mirësinë e njeriut dhe qëndrueshmërinë e tij në fe.

“Nedratu en Naim”, Vëll. VIII, f. 3372

Artikulli paraprakVMRO dëshiron ti ndalon thëniet e Mulla Jakup Asipit (rahmiehullah)
Artikulli vijuesSukseset e kësaj bote