Dita e dytë nga bllokimi i taksive nga Gjevgjelia të transportit hekurudhor ndërkombëtar

-Është dita e dytë me radhë që taksitë e Gjevgjelisë po e bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare Selanik-Shkup në Gjevgjeli, duke mos lejuar që të rrjedh trafiku hekurudhor përderisa pushtetarët nuk i japin leje për të transportuar refugjat edhe ato përskaj “Hekurudhave të Maqedonisë”, transmeton zhurnal.mk

Për këtë problem do të diskutohet në seancën e sotme të Trupit koordinativ në Shkup.
Në ndërkohë, në anën greke në Idomeni janë të ngulfatur më shumë se 1500 refugjat të cilët përmes kuotës 59 nuk mund të futen në vend. Ashtu si marrim vesh, taksitë nga Gjevgjelia paralajmëruan se greva do të zgjas deri në plotësimin e kërkesës së tyre.
Artikulli paraprakPajaziti: Politika shqiptare si dëshpërim kolektiv
Artikulli vijuesVIDEO – Ata që dinë nga Kurani përmendësh në Ditën e Gjykimit