Dje janë dhënë vërtetime për gjithsej 715 shtetas të huaj

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 715 shtetas të huaj, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas nënshtetësisë më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit 318, Sirisë 304, dhe Irakut 93. Në periudhën prej 24 orëve deri tek Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Në periudhën prej 1 janari deri më 9 janar janë dhënë vërtetime për gjithsej 17.882 shtetas të huaj.

Sipas shtetësisë më në numër janë shtetasit e Sirisë – 7.584, Afganistanit – 6.566 dhe Irakut 3.732. Nga fillimi i vitit deri deri më 9 janar deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.

Artikulli paraprakSi po mashtrohen vajzat shqiptare, mendojnë se po martohen në Kosovë, por dërgohen tek maqedonasit në Maqedoni
Artikulli vijuesSulmohen dy marokenë në afërsi të Shkupit