Dodge Viper me 700 kuajfuqi

Kompania gjermane për modifikimin e veturave “Geiger Cars” ka përmirësuar modelin Dodge Viper GTS.

Një muaj më parë, firma gjermane modifikoi Chevrolet Corvette Z06 ndërsa tani në listë ka shtuar edhe veturën e shpejtë Dodge Viper me specifika të GTS-së.

Dodge Viper GTS me motor V10 8.4-litra ka fituar 710 kuaj fuqi ndërsa versioni standard kishte 656 kuaj fuqi.

Kompania “Geiger Cars” ka shpenzuar 11 mijë e 900 euro për përmirësimin e motorit që tani shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda kurse shpejtësia maksimale e tij është 340 kilometra në orë.

Gjithashtu është raportuar se kompania Fiat Chrysler Automobiles e ka ndërmend që deri në fund të vitit 2017 të shuajë modelin Viper.

Artikulli paraprakThaçi e Pacolli rrinë me një mjekrrosh!
Artikulli vijuesMediat franceze: Kosova mollë sherri mes superfuqive në UNESCO