Ish sekretari shtetëror dhe historiani i njohur në Maqedoni, Muzafer Bislimi po publikon të dhëna tronditëse për atë se si Serbia ka shkaktuar konflikte mes shqiptarëve dhe turqve në Ballkan.
Të gjithë këtë, sipas këtij dokumentacioni, Serbia e ka bërë me qëllim që ta forcoje veten dhe të ketë sa më lehtë t`i nënshtroje shqiptarët, transmeton zhurnal.mk
“Sa aktuale kjo!!!
Nga historia duhet të mësojmë! Kjo është para 104 vjetëve , por nuk don të thotë se nuk ka ende veprime të tilla!?
Shikoni direktivat serbe për punën e tyre me shqiptarët në vitin 1912 në prag të luftërave ballkanike. Këtu e keni përkthimin shqip, ndërsa në shtojcë e keni edhe origjinalin e vitit 1912!
UDHËZIM MBI VEPRIMET ME SHQIPTARËT
11 KORRIK 1912
MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME KONSULLATAVE
Pikëpamja jonë sa i përket marrëdhënieve tona ndaj shqiptarëve është:
Duhet me të gjitha forcat që të ndihmojmë një përçarje sa më të madhe mes turqve dhe shqiptarëve, përçarja duhet të jetë aq e madhe sa që asnjëherë të mos mund të tejkalohet. Shqiptarët, pra duhet të nxiten për luftë kundër Turqisë, dhe jo vetëm të kurajohen, po në atë mënyrë edhe të ndihmohen.
Por, nuk duhet që kjo ndihmë të jetë e tillë që ata të bëhen zot të situatës. Sa është interesi serb që pushteti turk mbi shqiptarët të zbehet aq më shumë është interesi që kjo luftë mos të nxjerr shqiptarët si fitimtar aq më shumë kur ajo ka një karakter nacional çlirimtar si që ka tash lëvizja e shqiptarëve.
Ne duhet t`u japim shqiptarëve ndihmë në luftën kundër ushtrive turke ( me këshilla, armë, municion, njerëz të stërvitur, para dhe tjera ), por të kemi kujdes mos të humbim plotësisht besimin e turqve dhe mos u bëjmë shumë pengesa ushtrive turke kur ata do ndërmarrin aksione luftarake për shtyje të Lëvizjes çlirimtare shqiptare.
Në këtë mënyrë ne kemi arritur:
a) Shqiptarët dhe turqit në luftën mes tyre do të dobësohen aq sa që turqit do dobësoheshin në luftën kundër Serbisë, por edhe aleatëve të saj ballkanik ( bullgarët, grekët dhe malazezët, pasi mes tyre patjetër të bëhet aleancë ) që patjetër do bëhet dhe ata të fitojnë përshtypjen se pa ndihmën tonë nuk mund të bëjnë asgjë kundër turqve;
b) Shqiptarët në NE do të shohin mikun e vërtet dhe mbrojtës të tyre dhe në një kohë do bëhen edhe aleat tanë politik;
c) Serbia kështu do të ruaj forcat e saja të armatosura për luftën vendimtare që do të ketë me turqit një ditë.
Qëndrim të tillë duhet të ndërmarrin edhe malazezët. Ndërsa ne duhet që te shqiptarët të krijojmë miq, të forcojmë marrëdhëniet e ndërsjella dhe besimin, po edhe nëse deri diku krijojmë mos besim te Turqia.
E ardhmja e kombit tonë sikur varet nga marrëdhëniet e besimit mes serbëve dhe shqiptarëve.
Beograd, 11 korrik, 1912 Jovan Jovanoviq-d.v.”, shkroi ndërmjet tjerash Muzafer Bislimi, transmeton zhurnal.mk