DAESH dhe diktatori sirian Bashar al- Assad kanë qenë duke bashkëpunuar, sipas dokumenteve të fundit sekrete që kanë rrjedhur.
Një investigim dëshmon se ishte një bashkëpunim mes regjimit dhe grupit terrorist mbi qytetin e Palmirës, i cili ishte mbajtur për një vit nga DAESH dhe pastaj ishte rimarrë nga forcat siriane në Mars.
Ato po ashtu dëshmojnë se DAESH dhe qeveria Siriane kishin bërë edhe një marrëveshje për tregti të naftës për fertilizim raporton MailOnline.
Informacionet vijnë në letra dhe kopje të dokumenteve të dërguara nga shtabi i DAESH, ku ishin 22,000 fajlla të dërguar tek Sky News.
Në një letër shkruar me dorë shkruan në rimarrjen e Palmirës: “Largoni të gjithë armatimin e rëndë dhe armatimin anti ajror, makinerinë armëve brenda dhe rreth Palmirës në provicën e Rraka.
Një dezertues i ka konfirmuar Sky Newsit se grupi terrorist po i koordinonte veprimet e tyre luftarake me ushtrinë Siriane dhe forcat ajrore Ruse.
Letrat gjithashtu tregojnë ka pasur marrëveshje që DAESH të evakuojnë zonën para se forcat e Asadit të sulmojnë.
Ata zbulojnë DAESH ka trajnuar luftëtarët e huaj për të sulmuar objektiva në Perëndim për më shumë se sa ishte menduar./KohaIslame