Ulvi FEJZULLAHU
Edhe unë, nuk e konceptoja dot se BIK-u e ka larguar Dr. Shefqet Krasniqin, ja edhe lexuam prononcimin zyrtarë. He Allahu, lula t’xhenetit ja boftë dynjanë e ahiretin, për këtë sqarim.
Edhe një e mendoja, që BIK-u nuk e bën këtë gabim sepse edhe në botën Islame, Saudi, Egjipt, Jordani, Kuvajt, Imarate, kemi profesora universitare, dekanë fakultetesh, dijetarë të niveleve botërore, përveç që kanë punën e rregullt por janë Imamë të xhamive dhe mbajnë hutbet e xhumave.
Po merre me mend mund të jesh imamë në Xhaminë e Pejgamberit dhe imam në Qabe dhe profesor universiteti, apo ndonjë angazhim tjetër.
E tani kush e ka largu, meseleja këtu, pra Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës.
Sigurisht që BIK-u këtë punë e rregullon me urgjencë, unë ende kam bindjen që aty ka njerëz që e kanë frikë Krijuesin dhe jo krijesat.
Allahu na faltë.
Hoxhë Ulvi Fejzullahu