Jeta midis ferrit në vendin e tyre dhe parajsës së premtuar në Bashkimin Evropian është saga e refugjatëve sirian në Maqedoni, e cila vjen me gjithë dramën e tyre nëpërmjet filmit dokumentar ” Në puragorin e arratisë”.
Filmi dokumentar është në proces e sipër dhe pritet që brenda dy javësh të jetë gati për transmetim për publikun e gjerë. Dokumentari është produksion i Shoqatës për afirmimin e multimedias IN VIDEA dhe Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal BIRC, në bashkëpunim me portalin TetovaSot.
Autorë të projektit janë Burim Bilalli, Xhelal Neziri dhe Bardhyl Zaimi. Tashmë është gati trileri i këtij filmi dokumentar, i cili përfshinë gjithë dramën shpirtërore të refugjatëve, ferrin e arratisë dhe shpresën për një jetë më të mirë në vendet perëndimore. Histori prekëse dhe rrëfime që tregojnë për qëndrimin në Maqedoni. Frikë dhe ëndërr, gjithçka brenda një rrëfimi. Edhe humanitet në vepër nga një vullnetari gjerman, që mbron në Gjevgjeli të Maqedonisë dinjitetin e Europës.