Lëvizja e Patriotëve Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) mbrëmë në Dresden ka organizuar protestën e 12-të anti-islamike dhe anti-emigrante në të cilat sipas të dhënave zyrtare janë mbledhur mbi 25.000 protestues, raporton Anadolu Agency (AA). Protestat kanë filluar me një minutë heshtje për nder të viktimave në sulmet terroriste në Paris, ndërsa pas heshtjes së shkurtë në qendër të qytetit, protestuesit janë kthyer në Sheshin Skaterpart. “Për të ardhmen e fëmijëve tanë”, “Zgjohuni”, “Krishterët e Dresdenit përshëndesin PEGIDA-n” dhe mbishkrime të ngjashme ishin shkruar në parulla të cilat protestuesit i mbanin së bashku me flamujt gjerman, francez, norvegjez dhe suedez. Themeluesi i lëvizjes PEGIDA, Lutz Bachman ka lexuar kërkesat e lëvizjes dërguar qeverisë së Gjermanisë ku kërkohet rregullimi i politikës për emigrantet në mënyrë si është rregulluar në disa vende të Evropës perëndimore, për të dëbuar radikalet fetare dhe të ndalojnë hyrjen e tyre në vend. Organizatorët pohojnë se në tubimin e mbrëmshëm ishin të pranishëm mbi 40.000 njerëz. Përveç kësaj, në Dresden mbrëmë janë mbajtur protesta kundër lëvizjes PEGIDA, nën sloganin “Dresden i hapur për botën”, ndërsa në këtë tubim në Sheshin Palaisplatz janë mbledhur 8.500 njerëz. Policia ka ndërmarrë masa të larta sigurie duke mos lejuar protestuesit të vijnë në kontakt njëri me tjetrin. Lëvizja PEGIDA protestat e para anti-islamike i ka mbajtur më 27 tetor dhe atëherë janë mbledhur 500 njerëz. Që nga atëherë çdo të hëne në Dresden mbahen tubime të tilla, të cilët nga java në javë shënojnë rritje të pjesëmarrësve. Në të njëjtën kohë në mbarë Gjermaninë mbahen protesta kundër kësaj lëvizjeje.
You Might also Like
Tre izraelitë plagosen pas shpërthimit të makinës në lindje të Tel Avivit
Në një deklaratë për "Jerusalem Post", Policia izraelite tha se, beson që kjo është një…
By
Redaksia
1 Min Read
Skandali i tmerrshëm: Zhdukja e 500 fëmijëve shqiptarë
Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar që të fillojë një proces hetimi në mënyrë që…
By
Redaksia
3 Min Read
Takim katërsh për Sirinë
Në Egjipt do të mbahet një samit katërsh për të krizën e Sirisë. Ministri i…
By
Redaksia
1 Min Read
Tragjedia e refugjatëve në kamionin frigorifer: Kanë vdekur në Hungari
Policia e Austrisë ka deklaruar se ventilatori në kamionin frigorifer në të cilën janë gjetur…
By
Redaksia
1 Min Read
Myslimanët e Britanisë nuk lejohen të udhëtojnë për në Amerikë
Një familje myslimane është larguar nga aeroplani në aeroportin e Londrës Gatwick nga duhej që…
By
Redaksia
1 Min Read
Dagestan: vriten 7 militantët e dyshuar
Autoritetet e Rusisë thonë se shtatë militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një operacioni të…
By
Redaksia
1 Min Read
