Dubai: Vitin e kaluar 2800 persona pranuan Islamin

Vitin që e lamë pas, në Dubai, Fenë islame e kanë pranuar 2800 persona. Këta vijnë vijnë nga 91 vende të ndryshme të botës, çka është një rast i paprecedent në botë.

Nga 2800 personat që kanë pranuar Islamin, shumica janë gra, 2047, ndërsa 768 janë meshkuj, njoftoi Departamenti për çështje islame dhe humanitare në Dubai.

“Dubai është duke u bërë një fener i paqes dhe ekuilibrit fetarë, si dhe shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës”, tha kryetari Departamentit Omar Al-Khateeb.

Ai tha se Dubai, personave të cilët u takojnë feve të tjera, u ofron programe të veçanta ku u shpjegohen mënyrat dhe mundësit se si dhe pse të kalojnë në Islam.

Kjo përfshin edhe botimet e shtypura dhe elektronike, ku në fokus është historia Islame dhe mesazhi global i Islamit.

Këto botime janë në dispozicion gati se në të gjitha ndërtesat, duke përfshirë edhe qendrat komerciale.

(Islampress)

Artikulli paraprakKërkoi para për benzinë ndërsa Allahu ia dha Islamin
Artikulli vijuesManchester United shkarkon punonjësin për shkak të ofendimeve ndaj muslimanëve