Duhani dhe alkooli dobësojnë kockat

Konsumimi i duhanit dhe i alkoolit, në mesin e shumë efekteve të dëmshme, dobësojnë kockat dhe ju bëjnë më të prirë për të zhvilluar osteoporozë.

Osteoporoza është një sëmundje e cila vjen si pasojë e dobësimit të kockave, dhe zakonisht paraqitet në moshë të shtyrë (në të 60-tat).

Megjithatë, veç faktorëve të tjerë që nuk mund t’i kontrollojmë (prirja gjenetike, gjinia, nivelet e hormoneve), sëmundjen e ndihmojnë edhe faktorë që mund t’i shmangim, si pirja e duhanit dhe alkoolit.

Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët pinë duhan, humbin trashësinë e kockave më shpejt se ata që nuk pinë duhan.

Po ashtu, njerëzit të cilët konsumojnë shumë alkool (më shumë se dy pije në ditë meshkujt, dhe më shumë se një femrat), mund të ulin shkallën e krijimit të indit kockor, dhe të shtojnë rrezikun për fraktura.

Duhani dhe alkooli lidhen edhe me sëmundje të tjera të moshës, si ato kardiovaskulare, diabeti dhe artriti./bs/kohaislame

Artikulli paraprakStamboll: Konferencë ndërkombëtare mbi përmasat e islamofobisë
Artikulli vijues220 fëmijë të burgosur nga Izraeli