Duhani në shtatzani shkakton skizofreni tek fëmijët

Gratë që konsumojnë cigare gjatë shtatzanisë rrisin mundësitë që fëmijët e tyre të diagnostifikohen me skizofreni.

Sipas një hulumtimit në Finlandë sa më shumë që gratë shtatzëna janë të ekspozuara ndaj nikotinës, aq më shumë rriten mundësitë që fëmijët e tyre të kenë ndonjë sëmundje mendore, transmeton Klan Kosova.

Shkencëtarët analizuan të dhënat për 1000 pacientë të diagostifikuar me skizofreni dhe i kanë krahasuar të dhënat e lindjes dhe shëndësisë me ato të individëve jo të prekur nga kjo sëmundje mendore.

Duke u bazuar në këto matje, një në pesë nënat fëmijët e të cilëve kanë skizofreni kanë konsumuar shumë cigare gjatë shtatzanisë.

“Nga njohuria jonë, kjo është studimi i parë që skizofrenin e lidh ngushtë me nikotinën”, është shprehur hulumtuesi Alan Brown.

Artikulli paraprakKafr Zita, një nga rajonet më të shkatërruara në Siri (FOTO)
Artikulli vijuesTurqi, për sigurinë e Samitit humanitar angazhohen 8 mijë policë