Dy mesazhet e Angela Merkel për Kosovën!

1 Min Read
Ka përfunduar takimi mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Berlin, ku diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, dhe Dialogun Kosovë-Serbi.
Merkel i ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit kosovar: Përkrahjen për Dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
 
“Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thanë Mustafa, raporton politiko.net.
 
“Jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa, në konferencën e përbashkët per media.
Share This Article