Transmetohet nga Abdullah ibn Amr El – As r.a. se ka thënë: “Profeti Ibrahim a.s. e trajtonte shumë mirë Haxheren, ndërsa kjo e bënte xheloze Sarën, gruan e tij. Një ditë ajo e pyeti: “A kështu sillesh ndaj shërbëtores sime?!
Pastaj u zotua se do ta pres Haxheren në tre vende në trup. Ibrahimi i frikësua se do t’i bëj ndonjë dëm Haxheres dhe kështu i propozoi Sarës se si ta përmbush zotimin e saj. I tha që t’ia shpoj veshët dhe kështu Haxhereja u bë gruaja e parë që i ka shpuar veshët.
Ajo në veshët e shpuar vendosi dy palë vathë. Kur e pa në këtë gjendje, Sara tha: “Kjo vetëm se ia shtoi bukurinë!”
(Islampress)