E Djathta Evropiane në Vienë diskutoi për kërcnimin e islamizimit të Evropës

Në kryeqytetin austriak Vjenë u mbajtën protesta kundër Geert Wilders, udhëheqës i Partisë të Lirisë (PVV), raporton Anadolu Agency (AA).
 
Wilders mbërriti në Vjenë me ftesë të Kryetarit të krahut të djathtë të Partisë së Lirisë të Austrisë (F0PO) Heinz-Christian Strache. Wilders ka hyrë nga dera anësore në pallatin Hofburg ku do të mbante një fjalim.
 
Wilders dhe udhëheqës i FPO-së Heinz-Christian Strache, në pallat mbajtën fjalim me temën “islamizimi si kërcënim për Evropën”. Anëtarë dhe aktivistë të disa organizatave jo-qeveritare u mblodhën përpara pallatit, ku mbajtën një demonstratë kundër Wilders dhe ekstremistëve të djathtë. Rreth 100 persona mbanin pankarta ku shkruhej “Politika e urrejtjes kundër muslimanëve. Jo në emrin tim”. Turma gjithashtu hidhte parulla të tilla si “nazistët dhe racistët jashtë”.
 
Përfaqësuesja nga radhët e Partisë së Gjelbër Alev Korun, që morën pjesë në protestat, tha se partia e ekstremistëve të krahut të djathtë është parti që bën përçarje në shoqërinë dhe acaron marrëdhëniet mes njrëzve. Ajo theksoi se partia e krahut të djathtë Partia e Lirisë të Austrisë (FPO) bën politikë urrejtëse kundër myslimanëve për fituar vota.
Artikulli paraprakSekuestrohen 12.3 kilogramë marihuanë nga Policia e Gjirokastrës
Artikulli vijuesJemen, rrëmbehen 100 studentë të huaj nga lëvizja Husi