Nisi gjithçka si një e ftohur e lehtë, por u kthye në makthin më të keq që njeriu mund të përjetojë i gjallë. Një babai i një fëmije 3 vjec ka humbur 3 gjymtyrë, buzët nga bakteriet që po e hanë të gjallë.
Alex Lewis, 34 vjeç prej 4 muajsh po lufton me bakteriet që fillimisht i hëngrën gishtat, pastaj krahun dhe gjunjët e tani po i zhdukin pak nga pak fytyrën. Por ai ende lufton. I riu qëndroi një javë në koma ndërsa bakteriet vdekjeprurëse i gllabëruan 50% të trupit.
Horrori nisi 4 muaj më parë teksa Lewis nga Stockbridge, Hampshire, nisi të vuante nga një e ftohur e stinës. Simptomat më pas u rënduan dhe mjekët e Hampshire, pasi e vizituan e diagnostikuan me infeksionin A të streptokokut, një bakter që zakonisht filtrohet nga trupi. Por fatkeqësisht, 34-vjecari u pushtua nga septicaemia dhe një sindromë gjendje toksike shoku. Në të tilla kushte, doktorët i dhanë 3 % shanse për të jetuar.
Lewis tregon se, një mbrëmje nëntori shkoi në shtrat herët sepse nuk ndihej mirë dhe gjatë orës 02:00 të mëngjesit urinoi gjak. Lëkura u bë violet, sytë u zmadhuan dhe i menjëhershëm ishte shtrimi urgjent në spital.
“Asgjë e bukur nuk është kjo, në një farë mënyre është një eksperiencë e çuditshme që unë e përjetoj. Duhet ta kaloj, nëse nuk e kaloj, do të vdes, thotë i riu që ushtron dhe lojën e golfit. Jam me fat që kam të paktën njërën dorë”, thotë ai.