E vërteta e çajit detoks, ja receta më e mirë

Të gjithë jemi lodhur nga këshillat dhe rekomandimet për pijet që sigurojnë largimin e helmeve nga organizmi. Deri tani, e dimë që dietat e pasura me lëngje detoksikuese nuk mund ta mbajnë trupin aktiv për një kohë të gjatë, ndaj edhe për shumicën e pijeve detoksikuese, rezultati final nuk është ai i pretenduari.

Por një çaj detoks (teatox) është një zgjidhje e mirë, sepse përfshin ekstrakte të bimëve duke shtuar disa gota më shumë në dietën ekzistuese që mund të jesh duke ndjekur.

Ideja e çajit detoks nuk është e re: Giuliana Rancic e përdori këtë lloj diete të shkëlqyer “Ultimate Tea Diet” për të humbur shtatë kilogramë para dasmës në vitin 2007, ndërsa Kendall Jenner ka thënë së fundi se ka fituar varësi nga çaji detoks i përzier me çaj jeshil dhe limon.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme në lidhje me çajin detoks nuk është vetëm ajo çka pi, por njëkohësisht edhe ajo çfarë ha gjatë kësaj kohe: “Çaji detoks mund të jetë i shëndetshëm dhe efektiv vetëm nëse ushqimi që ha nuk dëmton sistemin imunitar”,- thotë Laura Lagano, nutricioniste.

Për ta pasur sa më të detoksikuar trupin, Lagano rekomandon eliminimin  e ushqimeve të skuqura, të gatshme dhe atyre të pasura me yndyra. Pasi ushqimi të jetë i pastër dhe i lehtë, atëherë edhe detoksikimi i organeve do të funksionojë më mirë dhe do të jetë krejtësisht natyral.

Çaji detoks

Përzierje e limonit me xhenxhefil: Ky çaj është një rilindje për mëngjesin, sepse ka përbërje kafeine shumë të lehtë që të ndihmon të zgjohesh pa rënduar stomakun. Në një studim të Universitetit të Kolumbisë, në vitin 2011, u vu re se njerëzit që pinin çaj të nxehtë me limon dhe xhenxhefil në mëngjes, kishin edhe ndjesinë e ngopjes deri në orët e pasdrekës.

Ky lloj çaji ndihmon edhe kundër kollës. Nëse sapo të ka nisur dhimbja e fytit apo ke temperaturë dhe kollë, duhet të konsumosh çajin me kombinimin xhenxhefil, ­mjaltë­ dhe lëng limoni. Por edhe nëse je në gjendje gripale, vitmaina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu, edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

Përbërësit—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumoje edhe dy herë në ditë.

Artikulli paraprakDimitriev-Parolin: “Nënë Tereza”, vlerë e përbashkët e Maqedonisë dhe Vatikanit
Artikulli vijuesVIDEO – Mosfalja e namazit është gjynah më i madh se me pi raki