E vrava se na quante fshatarë

“Jam penduar për atë që bëra”, kështu ka deklaru ar Oltjon Toro, 36 – vjeçari që të shtunën në mesditë në mes të Fierit vrau komshiun e tij administrator të pallatit për detyrimin prej 1000 lekësh për ashensorin dhe mirëmbajtjen.
Ai është vënë në pranga mëngjesin e djeshëm dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes së 64-vjeçarit Nasi Memaj si dhe plagosjen e bashkëshortes së të moshuarit, Angjelinës 60-vjeçare e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal ende në gjendje të rëndë.

Toro, pas arrestimit, në qelitë e komisariatit të rrethit Fier ka rrëfyer për minutat të cilat e bënë vrasës. “Kam 4 muaj që nuk e paguaj detyrimin prej 700 lekësh për ashensorin dhe pastruesen së bashku. Pasi na ishte kërkuar prej administratorit të pallatit që duhet të shtonim edhe 300 lekë të tjera dhe në total çdo muaj duhej të derdhnim tek ai 1000 lekë për të jetuar në shtëpinë time. Me sa informacion kisha, edhe disa familje të tjera në pallat nuk paguanin asnjë lek, ndërkohë që administratori i ishte “qepur” nga mbrapa familjes sime dhe madje shpesh herë edhe na fyente. Sa herë që prindërit e mi apo dhe unë rastisnim nëpër shkallë apo ashensor mërmëriste nëpër gojë ‘Erdhi fshatari dhe do të jetojë në qytet’. Ne si familje nuk kemi reaguar asnjëherë, por atë ditë arriti kulmi. Kisha grumbulluar shumë dhe nuk e di as unë se si mu errësuan sytë dhe bëra atë që bëra. Nuk doja. Jam penduar”, ka thënë Toro deklaratën e tij në polici, shkruan “Gazeta Shqiptare” .

Pas informacioneve të marra nga ana e policisë se një person shumë i shpërqendruar po rendte në drejtim të magazinave afër stacionit të trenit të qytetit ka bërë që forcat blu t’i rrethojnë ato në orët e vona të pasdites së të shtunës. Pas kontrolleve të hollësishme, në orët e para të mëngjesit të së dielës është bërë i mundur arrestimi i 36-vjeçarit Toro i cili nuk bëri asnjë rezistencë. Materialet i kanë kaluar prokurorisë dhe pritet dhënia e masës së sigurisë.kohaislame

Artikulli paraprakOperacion i rrallë në QKUK, shpëton pacienti
Artikulli vijuesSHPËRBLEHEN “MILITANTËT PARTIAK” ME EKSTRA PAGA