Edhe Adem Ramadani bëhet hafiz i Kur’anit

Se Ramazani është një ndër muajët më të begatshëm, e vërteton fakti se gjatë ditës së sotme, me sukses e ka përfunduar hifzin e Kur’anit famëlartë, interpretuesi i ilahive, Adem Ramadani, duke e përcjellë leximin e tij Hfz. Isa Bekteshi.
Me leximin e ajeteve të fundit të xhuzit “Ame”, Adem Ramadani sot ka përfunduar me mësimin përmendësh të Kur’anit, që i jep atij dhe titullin hafiz Kur’ani. Adem Ramadani është një ndër këngëtarët që i pari kishte filluar me interpetimin e këngëve më tematik fetare, e që te populli njihen si ilahije. Lidhur me fillimin e zënies përmendësh të Kur’anit famëlartë, Ademi për “Portalb” ka thënë.
 
“Në Ramazan të vitit 1998 i mësova shkronjat e Kur’anit te Hfz. Llukmani, fqinji i im i lagjes. Pas pesë viteve, përsëri në muajin e bekuar të Ramazanit të vitit 2003 e mësova texhvidin (rregullat e drejt leximit dhe drejtshqiptimit të Kur’anit) te hoxha i laxhës Dr. Metush Memedi.
Pas largimit nga muzika, në vitin 2005 fillova me memorizimin e Kur’anit te hoxha i nderuar Ismail Asllani i cili ka mbaruar fakultetin e hadithit në Medine me të cilin arrita të mësoj 12 xhuz nga Kur’ani. Vitet e fundit, që nga shtatori i vitit 2011 fillova nxënien përmendësh të Kur’anit (me devra) , te një ndër hafëzllarët më të mirë të Kur’anit, Isa Bekteshi nga Shkupi, ku dhe mbarova me sukses sot më 23 qershor 2015”, është prehur Ramadani, i cili nuk ka lënë për këtë mirësi pa falënderuar Zotin.
“O Allah të falënderoj dhe madhëroj ashtu siç i takon madhërisë Sate që më udhëzove dhe që ma mundësove të përfundoj me sukses hivzin e Kur’anit”. / Portalb/
Artikulli paraprakRamush Haradinaj me birra për "Iftar"
Artikulli vijuesEfektivi i vrarë në Lazarat me agjërim edhe falës i xhumasë