Edhe Azerbajxhani – fuqi kozmike

Azerbajxhani në shkurt të këtij viti do të nxjerrë në orbitë satelitin e tij të parë të telekomunikacionit. Për këtë njoftoi ditën e martë në një mbledhje të qeverisë Presidenti Ilham Alijev.

Sipas fjalëve të Ministrit të Telekomunikacionit të Azerbajxhanit, Ali Abbasov, sateliti do të dalë në orbitën e llogaritur në dekadën e parë të shkurtit. Ndërtimi dhe lëshimi i tij është mundësuar nga korporata amerikane “Orbital Siences” dhe kompania franceze “Arianspace”. Ka përfunduar gjithashtu ndërtimi i qendrave tokësore të drejtimit. Në vitin 2015 Azerbajxhani planifikon të nxjerrë në orbitë një satelit për vëzhgimin e sipërfaqes së Tokës, ndërsa në vitin 2016 – satelitin e dytë të telekomunikacionit.

Artikulli paraprakRusia largohet nga Siria
Artikulli vijuesKabul: nuk kalon asnjë ditë pa sulme