Edhe kjo ndodhë, Australia përfshihet nga dimri i pazakontë, mbulohet nga bora

Melburn, 14 korrik-Teksa temperaturat kanë shënuar rritje në këtë sezon veror, në Australi ka rënë borë. Në fakt reshjet e borës kanë mbuluar lindjen e vendit, teksa kjo surprizë e natyrës ka ardhur pas uljes së temparaturave në mënyrë të befasishme brenda natës. Pas stuhive, reshjeve të shiut dhe erërave të forta, borë ka rënë edhe në Queensland – vend i njohur për temeraturat e larta dhe diellin e nxehtë.
 
Disa prej banorëve të guximshëm u ngjitën në malet e zonës për të shijuar më shumë këtë dimër të paftuar në pikun e verës.
 
“Unë kurrë nuk kam parë bore si kjo, kështu që është shumë bukur, thotë një vajzë që po shijon natyrën dhe temperaturat e ftohta.
 
“Kemi ardhur për të parë borën dhe për të sjellë fëmijët gjithashtu të zbaviten, thotë një tjetër banor i Queensland.
 
“Po dëgjoja që binte shi dhe papritur zhurma e catisë iku dhe pashë që po binte borë. Dolëm menjëherë jashtë dhe ishte vertet shumë bukur, thotë një banor i zonës.
 
Sipas shërbimit meteorologjik, shpërthimi i rrymave arjore Antarktike ka shkaktuar uljen e menjëhershmë të temperaturave dhe më pas reshjet e shiut dhe të borës. Sipas skspertëve, moti dimëror pritet të zgjasë deri në fudn të javës.
Artikulli paraprakIsmail Morina: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit
Artikulli vijuesKumbullat, mbrojtëse ndaj anemisë