Edhe Liga Arabe pezullon Egjiptin, autoritetet puçiste e refuzojnë

Pas pezullimit që i bëri Egjiptit, Organizata e Unionit Afrikan, për shka të grusht shtetit ushtarak, edhe Liga Arabe morri vendim për pezullimin e anëtarësisë së Egjiptit po për të njejtën arsye.

Ndërsa autoritetet e ndërtuara pas puçit ushtarak e refuzojnë të njëjtin vendim

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, Bedr Abdulati deklaroi se Egjipti nuk e pranon vendimin e Ligës Arabe për pezullimin e anëtarësisë së tij në këtë organizatë.

“Liga Arabe nuk e ka kuptuar të vërtetën e revolucionit popullor që është bërë në Egjipt për të rimarrë të drejtat legjitime dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Vendimi është marrë me nxitim duke anashkaluar propozimin e Egjiptit për dërgimin e një delegacioni nga Organizata (Liga Arabe) për të hetuar dhe parë nga afër çfarë po ndodh realisht në Egjipt”, thuhet në komunikatën me shkrim të Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit, Bedr Abdulati.

Egjipti e ka njoftuar me shkrim Ligës Arabe se nuk e pranon një vendim të tillë. Egjipti është aq i fuqishëm sa të menaxhojë procesin sipas hartës rrugore që është përcaktuar, thuhet në vijim të komunikatës./kohaislame.com

Artikulli paraprakErdogan: Bota hesht lidhur me Egjiptin për shkak të konjukturës
Artikulli vijuesAvionët amerikanë pa pilot nuk kanë më nevojë për baza ushtarake