Shoqata Bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, dega në Pejë, kanë hapur një kuzhinë humanitari, ku qëllimi është tu vihet në ndihmë njerëzve në nevojë.
Kryeimami i Pejës, hoxhë Enes Goga tregon se si ka ardhur në organizimin e kësaj kuzhine humanitare, ku një besimtar nga Perëndimi ka liruar lokalin, i cili ka kapacitet për 125 njerëz, që ata të marrin një shujtë ditore këtu.
“Ne lutemi që mos të ketë njerëz që vuajnë, por ja që gjendja është e tillë. Ne do të mundohemi tu ndalim në ndihmë dhe faqebardhë. Bashkësia Islame e Pejës do të jetë gjithnjë shërbim të njerëzve.”
Kjo është kuzhina e dytë humanitare që hapet në qytetin e Pejës./KohaIslame
https://www.youtube.com/watch?v=xpYTatU0WtY&feature=youtu.be