Edhe zyrtarisht profesor Ali Pajaziti do të jetë pjesë e Këshillit Mbipartiak

Edhe zyrtarisht, profesor doktor Ali Pajaziti e përkrahu Këshillin Mbipartiak. Edhe pse, jo zyrtarisht dihej se profesor Ali Pajaziti, një sociolog dhe përkthyes i njohur i librave të Shtëpisë Botuese ‘Logos A’ nga Shkupi do të jetë pjesë e këtij këshilli, transmeton zhurnal.mk

Njoftimi i pr.dr Ali Pajazitit për mbështetjen e Këshillit Mbipartiak:
I nxitur nga sedra intelektuale, nga ndërgjegja qytetare, i deprimuar nga ajo që ndodh ditëve të fundit në hapësirën time jetike (Saraj), nga politikbëria pa objektiv të bazuar në ideal konkret-autentik dhe sterile, nga partizimi që e ka lënë popullin jetim, nga menaxhimi destruktiv i demosit shqiptar, i trazuar nga shpresëthyerja gjurmëlënëse e shkatuar nga lidershipi që po fundos anijen e ardhmërisë së të rinjve tanë, me shpresën se nismat e reja tejpartiake do të sjellin një qasje tjetërfare kauzës sonë të përbashkët, mobilizim në bazë të parametrave aksiologjikë (vlerorë), shpreh mbështetjen time për “Këshillin mbipartiak”.
Artikulli paraprakRamadani: Shteti për medresantët nuk e paguan autobusin, jemi të diskriminuar
Artikulli vijuesGjatë njëzet e katër orët e fundit jepen 2.220 vërtetime për refugjat