Egjipt: “Rabia” tani edhe zyrtarisht ndalohet me ligj

Qeveria egjiptiane ka miratuar një projektligj i cili ndëshkon posedimin, ngritjen dhe shpërndarjen e simboleve të lidhura me subjektet “terroriste” duke përfshirë këtu edhe shenjën Rabia, shkruan islambosna.

Forcat policore vetëm se kanë arrestuar një adoleshent për shkak se ai kishte gomë ku ishte kjo shenjë.

Dënimi për ata që shpallen fajtorë për posedim, shpërndarje apo promovim të simboleve të organizatave terroriste do të jetë burg prej pesë vjetëve dhe dënim në para.

Vëllazëria Muslimane u shpall organizatë terroriste në Egjipt pas grushtetit në gusht të vitit 2013. Shenja Rabia u bë simbol i rezistencës dhe kundërshtimit të grushtetit ku u rrëzua presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

(Islampress)

Artikulli paraprakImami hap dyert e xhamisë për t’i shpëtuar macet nga i ftohti
Artikulli vijuesKroaci, shënohet 100-vjetori i zyrtarizimit të islamit