Egjipt – takim i ministrave të jashtëm të OBI

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik (OCI), përveç përfaqësuesit të Sirisë, janë takuar sot në Kajro për të përgatitur punimet e samitit të XII të organizatës që përfshin 57 vende myslimane, që pritet të zhvillohet të enjten dhe të premten, ku do të jenë të pranishëm mbi 26 krerë shtetesh dhe qeverish.

Në samit do të jetë i pranishëm edhe presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, kreu i parë i shtetit iranian që viziton Egjiptin që prej ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1979, pas revolucionit iranian dhe nënshkrimit nga ana e Egjiptit të marrëveshjeve të Camp David.

Në fjalimin e tij të hapjes sekretari i përgjithshëm i OCI, Ekmeleddin Ihsanoglu u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konfliktin në Mali të angazhohen për arritjen e një ”pajtimi kombëtar”

Artikulli paraprakApple ndërpret shitjen e Mac Pro në Evropë!
Artikulli vijuesStambolli, metropoli më i sigurt në botë