Egjipti ka hapur përkohësisht kalimin kufitar Refah

Njoftohet se qeveria e Egjiptit ka hapur kalimin kufitar Refah për kalime reciproke për dy ditë, dera e vetme e cila i hapet Gazës për lidhje me botën së jashtme që gjendet nën okupimin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga zyrtarët e komisionit të kalimeve kufitare në Gaza, kalimi kufitar Refah është hapur përkohësisht për 2 ditë për situatat humanitare dhe kalimin e atyre të cilët kanë mbetur në anën e Egjiptit.

Presidenti egjiptian el-Sisi në deklaratën e tij të mëparshme më 8 nëntor kishte theksuar se kontrollimi i kalimit kufitar Refah nga ana e qeverisjes së Ramallahut do të sigurojë që kalimi kufitar të jetë i hapur përgjithmonë.

Qeveria egjiptiane që nga grusht shteti ushtarak i 3 korrikut 2013 pothuajse plotësisht e mbanë të mbyllur kalimin  kufitar Refah. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gaza nga fillimi i këtij viti e deri më 16 tetor kalimi kufitar Refah ishte hapur vetëm 19 herë në periudha të ndryshme.

 

Artikulli paraprakPutin: Allahu ka vendosur t’i dënojë udhëheqësit turk
Artikulli vijuesPërkushtimi Islam për personat me aftësi të kufizuara